KOMUNIKATË PËR SHTYP
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke dëshmuar në praktikë korrozionin e thellë, paragjykimet e së shkuarës dhe vështirësitë e adoptimit në prerogativat e shtetit të së drejtës dhe pjesëtar të strukturave Evropiane, vendosi dënimin e Kryetarit të OMONIAS dhe Kryetar i Bashkisë së Himarës në gjashtë muaj burg dhe gjobë 500 000 Lekë.
Duke përmbushur dëshirat e Prokurorit të Vlorës, për të cilin faktohet se është i përfshirë në mekanizma që kanë për objektiv presekutimin e anëtarëve të Komunitetit Etnik Helen, me këtë vendim të paragumentuar Gjykata dëshmoi se, preferon nënshtrimin ndaj mekanizmash të errëta sesa zbatimin qoftë dhe për sy e faqe konceptesh të avancuara për barazi para ligjit për pjesëtarët e Komuniteteve Etnike.
Gjykatat, to ndodhura nën presion strukturash që vazhdojnë të mbizotërohen nga vullnete diskriminimesh dhe tensionesh për Minoritetin Etnik Grek, dëshmuan edhe në këtë rast sikundër dhe me një seri vendimesh të tjera, në veçanti për çështje që lidhen me pronësi të komuniteteve Helene, se në vend të zbatimit të Konventave dhe Praktikave Evropianiste në të cilat Shqipëria përbën palë, realizojnë verbërisht rekomandime nga e kaluara totalitare.
OMONIA edhe një herë tjetër denoncon me gjithë mundësitë që disponon këtë obskurantizëm që fshihet pas mantelit të drejtësisë. Paralajmëron se ndryshime radikale të mentalitetit, pa një reformim thelbësor të shtetit në të gjithë parametrat që lidhen me të, nuk ka për të ndodhur që përfshirja në NATO dhe zhvillimet për integrimin në BE të shërbejnë për përmirësimin e gjendjes së brendshme për të gjithë popullin e saj.
Të theksojmë edhe një herë tjetër se dënimi konkrret në personin e Kryetarit të OMONIAS cënon çdo pjesëtar të Komunitetit Etnik Helen dhe provon akoma dhe për dyshuesin më të madh se Helenizmi në Shqipëri është nën persekucion të përshkallëzuar. Përkundër këtyre persekutimeve kërkojmë jo thjesht regjistrimin dhe përshkrimin e tyre por edhe masa konkrrete dhe vërejtje nga Organizatat dhe Qeveritë që mbështesin Demokracinë Shqiptare në evolucionin e saj drejt praktikave të zbatimit të Ligjit, të realizimit të Shtetit të së Drejtës dhe zbatimit në praktikë të të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve.
I bëjmë thirrje përfaqësimit tonë politik përmes PBDNJ, të gradualizojë reagimet e saj në mënyrë që të ndërpriten diskriminimet dhe përfundimisht Shteti të përparojë sikundër është i detyruar në veprime pozitive që në ardhmen do të garantojnë shmangien e persekutimeve në dëm të Komunitetit Helen në vatrat e tij atërore.
Zyra e Shypit dhe Komunikimit


